Sushiç: Kush votoikundër, s’e dofutbollin boshnjak
SARAJEVE- Ditën e nesërme Bosnje-Hercegovina, një nga skuadrat më të mira aktualisht në Ballkan, pritet të pezullohet nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, duke mbetur jashtë kompeticioneve ndërkombëtare. Një lajm i rëndë për futbollin e këtij vendi, që 16 vjet pas luftës, u bë ambasadori kryesor në botë për boshnjakët. Lojtarë si Edin Xheko, Vedad Ibiseviç, Sejad Salihoviç apo Miralem Pjaniç, janë nga më të njohurit në kontinent, duke luajtur në kampionatet më të mira. Sot, trajneri i Bosnjes Safet Sushiç ka qenë tepër i ashpër me ata që votuan kundër propozimeve të ardhura nga FIFA dhe UEFA. 28 anëtarë të Bordit Drejtues të Federatës, pjesa më e madhe e të cilëve serbë, votuan kundër, duke çuar në buzë të greminës futbollin boshnjak. “Duket se për këta njerëz fitorja ndaj Rumanisë nuk do të thotë asgjë, - deklaroi trajneri i kombëtares boshnjake Safet Sushiç. – Nuk dua të fajësoj ndonjë grip etnik në veçanti, sepse të gjithë kanë faj, por nuk duhet të mbërrinim kurrsesi në këtë situatë. Njerëzit që votuan kundër statuteve të reja nuk e duan të mirën e futbollit boshnjak”, shtoi ish-lojtari i Paris Sent Zhermen. Boshnjakët tashmë varen në mëshirën e FIFA-s dhe UEFA-s, por këto dy organizma kanë treguar se për çështje të tilla, nuk tërhiqen kollaj. Bosnja më pas do të ketë dy muaj kohë, deri më 1 qershor, që të unifikojë presidencën e saj, në të kundërt do të përjashtohet. Federata Boshnjake ka një organizim të veçantë. Ajo ka 3 presidentë nga 3 etni të ndryshme: serbë, krëoatë dhe boshnjakë, që drejtojnë për 4 vjet, me një rrotacion 16 mujor. FIFA dhe UEFA kanë kërkuar t’i jepet fund kësaj strukture, që bie ndesh me statutet e këtyre dy organizmave.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)