Greqi, deputetët e Parlamentit lëvizin të armatosur
Përmasa të rrezikshme ka marrë fenomeni i deputetëve të armatosur në Greqi.
Sipas të dhënave, 51 deputetë kanë armë me leje, ndërsa gati gjysma e tyre i mbajnë armët me leje, ose ilegalisht. Në të njëjtën kohë, shumë ish-ministra dhe ish-deputetë, për shkak të dispozitave mbrojtëse të ligjeve përkatëse, mbajnë armë zjarri me leje.
Ministria e Rendit Publik iu ka dhënë leje për përdorim armësh, 51 deputetëve nga 300 që ka Parlamenti grek. Nga këta, 15 janë deputetë të partisë Agimi i Artë të Nikos Mikaloliakos, si dhe gruaja e tij, Helena Zaroulia.
Deputetët që zotërojnë ligjërisht armë, i janë nënshtruar të njëjtit proces që kërkohet për një qytetar të thjeshtë, që kërkon të armatoset për arsye sigurie, siç janë analizat e gjakut për të përcaktuar nëse përdorin alkool apo substanca të paligjshme dhe një ekspertizë të shëndetit mendor.
Nga 36 deputetë, me përjashtim të atyre të Agimit të Artë, ata që kanë deklaruar publikisht armëmbajtjen, janë deputetja komuniste Liana Kanelis, pas episodit të famshëm të dhunës në studion televizive me neonazistin Elias Kasidiari. Një revolver mbante edhe ish ministrja Dora Bakojanis, por ajo ka vendosur të mos rinovojë licencën për të paktën pesë vjet. Armëmbajtës legjitim ishte edhe kryetari i partisë Grekët e Pavarur, Panos Kamenos.
Deri në shpërthimin e rrëmujave të kohëve të fundit në sallën e seancave plenare, shumica e deputetëve i mbanin armët e tyre me leje deri në sallën e Parlamentit, ndërsa kurrë nuk kontrolloheshin nga pajisja e posaçme apo polici.
Dhe e gjitha kjo, pavarësisht nga rekomandimet e kryetarit të Parlamentit, Vangelis Meimarakis që sekretarët e grupeve parlamentare të informojnë deputetët, se nuk duhet të hyjnë me armë në institucion.