E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet Kampionati Rajonal i Futbollit, ekipet e ambasadave të SHBA-ve

futbolliTiranë- Kampionati Rajonal i Futbollit të Ambasadave Amerikane u çel sot për herë të parë nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Në fjalën e hapjes ambasadori, Aleksandër Arvizu tha: “Ky është turneu i 7-të i futbollit i ambasadave të SHBA-ve të rajonit dhe jemi shumë të kënaqur që për herë të parë e mirëpresim në Shqipëri. Ekipet që marrin pjesë përfaqësojnë nëntë vende nga rajoni,-tha ambasadori Arvizu duke i uruar suksese.

Skuadrat janë: Sarajev, Beogradi, Sofie, Prishtina, Ljubjana, Shkupi, Podgorica dhe Thesaloniki.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen sot nga ora 8 e mëngjesit deri në 15:00 të pasdites, në kompleksin Fari tek Liqeni Artificial i Tiranës.

Ndeshjet semifinale dhe finale do të zhvillohen të Dielën, 26 Maj, duke nisur në orën 9 të mëngjesit, në të njëjtin vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›