E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miniera e kromit, nisin punimet për hapjen e traverbankut Klos-Bulqizë

miniera__carousel_bigBulqizë- Firma AlbChrome ka njoftuar se ka nisur punimet për hapjen e traverbankut Klos-Bulqizë. Pjesë e Balfin grup, e cila aktualisht menaxhon minierën e kromit në Bulqizë, ka rinisur projektin në Shëngjun të Klosit, i filluar para 26 vitesh.

Në hyrje të dy tuneleve në Shëngjun u mbajt edhe ceremonia për fillimin e punimeve të traverbankun Klos-Bulqizë.

Përveç drejtuesve të lartë të AlbChrome dhe Grupit Balfin në ceremoni morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, përfaqësues të pushtetit vendor, drejtues të shoqatës së minierave dhe partnerë të tjerë.

Traverbanku është një investim prej rreth 2.4 milion dollarë dhe punimet për të do të zhvillohen ne dy faza. Në fazën e parë sipas projektit do të vihet në punë traverbanku nr.1 që ka për qëllim zgjidhjen e problemit të ujrave nga niveli i 5-te i minierës duke reduktuar mundësinë e përmbytjes dhe lehtësimin e ajrimit.

Kurse në fazën e dytë parashikohet hapja e traverbankut për transportin e mineralit në impiantin e seleksionimit në Klos.

Duam që brenda një kohe të shkurtër ta rikthejmë AlbChrome në nivelet më të larta dhe ta shndërrojmë në përfaqesuesen me të denjë të eksporteve shqiptare në botë. Duke ju përmbajtur planit tonë të investimeve, shumë shpejt parashikohet fillimi i punimeve që do të sigurojë jetëgjatësinë për minierën që ne kemi në administrim,-tha Luan Saliaj, administrator i AlbChrome.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›