Vrasja e 27-vjeçarit, Gjykata e Durrësit lë në burg pa afat Taulant Gjinin
Durrës- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat 22-vjeçarin Taulant Gjini, i cili akuzohet për vrasjen me dashje në bashkëpunim të 27-vjeçarit Refik Lila, ngjarje e ndodhur muajin e shkuar.
Fillimisht për vrasjen u ndaluar 28 vjeçari Ardit Hyska, i cili ka kundërshtuar njohjen me viktimën dhe se ka qenë gjithë kohën në spital pranë të atit.
Taulant Gjini u arrestua tri ditë më parë dhe sipas prokurorit të çështjes, Drini Pali, ai ka pranuar vrasjen e ndodhur më 24 prill në lagjen 18 të qytetit bregdetar. Sakaq prokurori tha se arma e gjetur ditën e krimit i përket të arrestuarit Gjini.
Por nga ana tjetër avokati mbrojtës i 22-vjeçarit ka deklaruar se Taulant Gjini e ka pranuar nën presion krimin dhe se prej afro një viti ai vuan nga probleme të rënda të shëndetit mendor. Për këtë ai tha se do të paraqitet epikriza.
22-vjeçari ka qenë lojtar i ekipit të futbollit Erzeni të futbollit. E që pas mbylljes së kontratës në maj të vitit 2012 gjendja e tij ka qenë e rënduar. Familjarët thonë se ai qëndron vazhdimisht i mbyllur në shtëpi dhe se nuk ka asnjë njohje me viktimën. Sakaq Gjini, që nuk ka folur gjatë seancës së sotme.