E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Vlores zbulon nje ton kanabis sativa

Një ton hashash eshte zbuluar nga policia e Vlores. Ka qene nje kontroll rutine i Policise Kufitare te Vlores se bashku me Guardia di Finanza pergjate gadishullit te Karabaurunit, si nga ana e tokes dhe e detit, ne vendet ku ka rrisk per imbarkimin e lendeve narkotike, kur u konstatua nje sasi e madhe lende narkotike e tipit cannabis sativa. Paraprakisht thuhet se eshte nje 1 ton e ndare ne 38 canta .
Malli ishte fshehur ne shkurre gati per tu transportuar ne drejtim te Italise. 
Se bashku me Drejtorine e Qarkut Vlore, po vazhdohet me tej me kerkimin dhe identifikimin e personave pergjegjes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›