E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, dy partitë kryesore humbasin shumicën

Protestë kundër masave shtrënguese (foto Reuters)

Greqia do të shkojë në zgjedhje në fund të prillit ose në mesin e muajit maj. Sondazhet e publikuara këtë javë tregojnë se dy partitë e mëdha janë në telashe. Sipas këtyre sondazheve, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, PASOK dhe Demokracia e Re do të merrnin më pak se gjysmën e votave.

Qytetarët e Greqisë janë të zemëruar për shkak të masave për marrjen e ndihmës nga BE dhe FMN pasi ato kanë ardhur si rezultat i qeverisjes së dy partive kryesore në katër dekadat e fundit.

Në këtë prizëm, mbështetja për tetë parti të tjera të vogla është rritur ndjeshëm. Pavarësisht se zgjedhjet do të nxjerrin një parlament të fragmentuar, kreditorët e Greqisë presin që qeveria e ardhshme të vijojë me implementinin e reformave të garantuara.

Sfida e parë do të jetë marrja e një ndihme prej 11 miliard euro në qershor, për të mbuluar mangësitë në buxhet për 2013 dhe 2014. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›