E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, fshati 1 muaj pa drita, protestojnë banorët

Prefektura Fier, foto arkiv

Një fshat në komunën e Libofshës të rrethit të Fierit ka më shumë se një muaj  që vuan mungesën e energjisë elektrike. Shkaku për të është djegia e një transformatori në fshatin Rreth Cipllak të kësaj komune ku kanë mbetur pa energji rreth 70 familje.

Banorët e kanë ngritur zërin disa herë, por sipas tyre askush nuk i ka dëgjuar. Ata shprehen se janë pagues të rregullt të faturave dhe nuk e meritojnë që të rrinë pa drita. Punonjësit e CEZ-it,- shprehen ata,- u kanë premtuar se do të vihet një transformator i ri, por duhet pak kohë pasi një i tillë është porositur dhe duhet të vijë.

Sot disa përfaqësues të familjeve të këtij fshati janë mbledhur pranë prefekturës së Fierit për të takuar prefektin. Vetëm mbas 20 minutash të protestës së tyre para prefekturës, ata i ka pritur në një takim sekretari i kësaj prefecture, Vasil Ndreko. Pasi i ka dëgjuar banorët, Ndreko  u ka premtuar se do te interesohet deri edhe te kryeministri Sali Berisha. / Kristaq Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›