Greqi, dy shqiptarë rrihen gabimisht nga anarkistët

Emigrantet ne Greqi, foto arkiv
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur dje në Athinë, ku dy shqiptarë janë rrahur gabimisht.
Një shqiptar, i cili ishte në makinë me gruan dhe nipin e tij, e ndali makinën jashtë godinës së Fakultetit në Athinë për të blerë diçka në një dyqan aty pranë.
Gruaja doli nga makina dhe u drejtua për në një dyqan aty afër, por u bë objekt i komenteve ofenduese nga disa emigrantë të huaj. Për ti dalë në mbrojtje gruas, burri i saj dhe nipi zbritën nga makina dhe filluan të grinden me emigrantët e tjerë.
Disa persona që ndodheshin brenda në godinën e fakultetit, panë skenën dhe menduan se bëhej fjalë për një sulm fashist dhe ksenofob mbi emigrantët. Pasi vunë në kokë helmeta dhe u pajisën me shkopinj, ata sulmuan shqiptarin dhe nipin e tij, duke i konsideruar si elementë fashistë dhe ksenofobë që sulmojnë të huajt. Gjatë zënkës, shqiptarët u plagosën dhe makina e tyre u dëmtua.
Kur u mësua se edhe viktimat ishin të huaj, ishte vonë, pasi shqiptari dhe nipi i tij pësuan lëndime nga goditjet.
/Alban News/
Përgatiti: E.L