E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i përgjithshëm i KiE, nesër vizitë në Tiranë

Sekretari i përgjithshëm i KiE, Thobjorn Jagland zhvillon nesër një vizitë në Tiranë. Vizita e Jagland vjen një ditë pasi Shqipëria mori zyrtarisht presidencën e Këshillit të Europës. Në këtë vizitë të tij, Jagland pritet të ketë takime me përfaqësues të lartë të shtetit dhe partive politike.

Shqipëria mori sot presidencën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, në një ceremoni të vecantë dhe festive. Për herë të parë pas 17 vitesh anetaresim, Shqipëria do të drejtojë Komitetin e Ministrave të 47 vendeve anëtare, një hap ky që shënon rritjen e imazhit të Shqipërisë në Europë dhe prestigjin e saj për të drejtuar organizata ndërkombëtare të këtyre përmasave.
Pas përfundimit të takimit të Ministrave të 47 vendeve anëtare, u zhvillua dhe ceremonia festive e rastit. Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto i dhuroi Këshillit të Europës, në emër të Shqipërisë , një kostum popullor tradicional shqiptar, që u vlerësua jashtëzakonisht nga të pranishmit.

Më pas fjalën e mori sekretari i përgjithshëm i KiE, THobjorn Jagland i cili duke e pranuar me kenaqësi dhuratën e cmuar të Shqipërisë , tha se ky kostum i kujton dhe veshjet e vendit të tij, Norvegjisë , gjë që tregon se ka vlera të përbashkëta në kulturat mes vendeve të Europës dhe kjo e përforcon më shumë idenë e diversitetit dhe të të jetuarit së bashku, që është dhe motoja e Shqipërisë . Më pas Jagland i uroi Shqipërisë presidencë të suksesshme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›