Kazakistan, vdesin 60 foshnja, hetohet materniteti

Bebe e sapolindur / Foto arkiv
Prokurorët në Kazakistan thonë se e kanë nisur një hetim paraprak në lidhje me vdekjen e rreth 60 të sapolindurve dhe foshnjave që nga fillimi i vitit në një maternitet në Almati.
Autoritetet shëndetësore kanë pezulluar aktivitetet e spitalit të paktën deri më 6 qershor.
Zyrtarët thanë se të paktën 16 prej foshnjave kanë lindur të vdekura, ndërsa të tjerat kanë vdekur si pasojë e shkaqeve të ndryshme.
Një zëdhënëse e prokurorisë ka thënë se hetimi është ende paraprak dhe nuk ka nisur ndonjë hetim penal.
Objekti në qytetin më të madh të Kazakistanit është hapur nëntorin e kaluar dhe ka pasur në fokus trajtimin e nënave me probleme të zemrës. / REL