E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama vizitë njëditore në gjermani

Takimi me Gabriel

Takim me Lamert

Kreu i opozitës, Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Gjermani ku është takuar me përfaqësues të politikës së këtij vendi. Lideri socialist fillimisht është pritur nga presidenti i parlamentit, Norbert Lamert. Rama e ka njohur atë me përpjekjen e opozitës shqiptare për të përshpejtuar procesin e integrimit dhe për të përmbushur të gjitha kërkesat e Komisionit Europian. Po ashtu, në përgjigje të interesit të Presidentit të Bundestagut gjerman, kreu i opozitës e ka njohur Lamertin edhe me zhvillimet e fundit që lidhen me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Politikani gjerman është shprehur se Shqipëria është pjesë e Evropës por ajo duhet të implementojë që të bëhet pjesë e BE-së.  Unë gjithmonë e kam thënë që Shqipëria në këndvështrimin tim dhe në këndvështrimin e shumicës dërrmuese së parlamentit gjerman i përket Europës, por ka nevojë që të implementojë kriteret e nevojshme në mënyrë që të mos jetë thjesht pjesë e Europës, por që të bëhet një kandidate serioze për Bashkimin Europian, është shprehur Lamert.

Gjatë vizitës në Gjermani, Rama po ashtu u takua me kryetarin e Partisë Social Demokrate gjermane, Sigmar Gabriel. Biseda mes Ramës dhe liderit të opozitës gjermane u përqëndrua kryesisht në bashkëpunimin mes dy partive, si dhe në disa çështje specifike të programit qeverisës si sistemit i taksimit dhe masat antikrizë. Shpresoj që Rama të fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe ne po ashtu në Gjermani. Situata në Shqipëri është e vështirë unë e di, dhe ne do të bëjmë gjithë çfarë mundemi të bëjmë për të mbështetur zhvillimet demokratike, sociale dhe ekonomike, u shpreh Gabriel. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›