E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE-ja kërkon ndihmë urgjente për Kirgizstanin

"Nuk ka asnjë dyshim që Kirgizstani ka ende nevojë për mbështetje ndërkombëtare për stabilizimin e situatës", deklaroi Vollebaek duke shtuar se “ndihma humanitare është po ashtu e nevojshme për shumë refugjatë në Uzbekistan".

Ministria kirgize e Shëndetësisë ka njoftuar për 191 të vdekur si pasojë e përleshjeve ndëretnike mes kirgizëve dhe uzbekëve, por sot kryeministrja e përkohshme Otunbajeva deklaroi se shifrat janë dhjetë herë më të mëdha.

"Përgëzoj qëndrimin shumë të përgjegjshëm të Uzbekistanit dhe i bëj thirrje qeverisë të mbajë të hapur kufirin dhe po ashtu komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë bujarisht Uzbekistanin në këtë situatë të vështirë", u shpreh Vollebaek pasi rreth 100 mijë emigrantë uzbek janë larguar nga Kirgizstani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›