E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen thesaret e gruas shqiptare

23 vjet pune i jane dashur Lulezim Perhatit, per te ekspozuar ne Muzeun Historik Kombetar, nje koleksion te jashtezakonshem me stoli e kostume te grave shqiptare nga te gjitha trevat e vendit. 22 stenda te mrekullueshme, me gjerdane, vethe, byrzylyke, ore, kopsa e breza te cilat datojne nga viti 1750 deri 1880 pasqyrojne me se miri historine e gruas shqiptare.

"Vlera eshte etnografike, ato fillojne nga veriu e perfundojne deri ne Cameri. Une kur i shoh vete keto kuadrate me duket sikur shikoj princesha te ndryshme, sepse keto stoli i takojne familjeve shume te pasura shqiptare dhe te mesme", thote Lulezim Perhati, koleksionit.

Ndersa koleksionisti Perhati nuk ka lene pas as burrat shqiptare duke i kushtuar 2 stenda te vecanta. "Jane qysteke te klases superiore, mos te them te rralle, dhe bashke me to ka dhe nje stende me sahate xhepi, qe eshte nje pasion tjeter, qe kam nje koleksion me sahate xhepi, qe jane te ndryshem te gjithe. Jane qe nga vitet 1850- 1920", rrefen Perhati.

Keto stoli te ekspozuara bejne lidhjen me kulturen mesjetare shqiptare, e po ashtu nepermjet tyre vihen re edhe lidhjet kulturore qe kane pasur krahinat shqiptare me vendet e lindjes dhe perendimit. "Te paraqitura me tere kompleksitetin e tyre kane vlera te jashtezakonshme sepse na dokumentojne sa e pasur ishte tradita e stolive, e punimit, mbajtjes, deshires per te zbukuruar pjeset e trupit, per te zbukuruar nuset", shpjegon etnografja Aferdita Onuzi. Me vlera mjaft te medha per popullin shqiptar, ky koleksion i pasur stolish do te qendroje ne Muzeun Historik Kombetar deri ne fund te muajit korrik.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›