Çavez dhe Ahmadinexhad diskutojnë për çmimin e naftës

Presidentët e Venezuelës dhe Iranit janë zotuar për të forcuar bashkëpunimin e tyre në kuadër të aleancës se naftës OPEC, për shkak të rënies së çmimit.
Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez, ka folur në telefon me presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad.
Ministria e Jashtme e Venezuelës tha se të dy udhëheqësit ranë dakord mbi nevojën për t`u koordinuar më nga afër me aleancën e OPEC-ut.
Çavez dhe Ahmadinexhad kanë diskutuar edhe për Sirinë e Libinë.
Ahmadinexhad citohet t`i ketë vlerësuar zhvillimet në këto vende si "agresion imperialist".
Të dy liderët kanë premtuar përpjekje për të arritur paqen në këto vende.