Greqi, efektivi i policisë vret emigranten shqiptare
Share
Një 48-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur gjatë ditës së djeshme në Viotia të Greqisë. Fillimisht u mendua se vdekja ishte pasojë e një aksidenti, por hetimet kanë zbuluar se ajo është mbytur.
Policia greke ka mundur që të identifikojë edhe autorin e krimit, i cili është një efektiv policie 32-vjeçr.
Gjatë marrjes në pyetje, 32-vjeçari e ka pranuar krimin. Ai ka thënë se e ka mbytur emigrante shqiptare, të cilën e njihte, me xhup dhe e ka transportuar atë në vendin ku u gjet, për tu dukur si aksident. Policia nuk ka dhënë ende identitetin e viktimës dhe atë të të arrestuarit.