E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët: Video Meta- Prifti nuk është ORIGJINALE

Share

(E PERDITESUAR)- Ka ndodhur ajo që pritej. Ekspertët shqiptarë kanë deklaruar në gjyq se video Meta- Prifti nuk është origjinale. Në këtë mënyrë duket se mbyllet edhe gjyqi ndaj Ilir Metës. Ekspertët kanë deklaruar se materiali ka zhurmë dhe mundësia për ndërhyrje ka qenë shumë e madhe. Ekspertët shqiptarë thanë se filmimi nuk e ka origjinën tek video-kamera. Ata deklaruan se nuk mund të thonë se është Meta ai që flet në video.

Që pas rrëzimit të ekspertizës së realizuar nga amerikanët dhe britanikët, u hap rruga për mbylljen e këtij gjyqi. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi që të merrte tre ekspertë shqiptarë, asnjëri prej tyre i licencuar, të cilët nuk kishin as pajisjet e nevojshme për të kryer ekspertizën. Amerikanët e kontraktuar për ekspertizën u vlerësuan edhe nga ambasadori amerikan, Arvizu, që tha se janë një studio me shumë emër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›