Greqi, ekstremistët e “Agimit të Artë”, sjellje naziste ndaj gazetarëve
“Ngrihu në këmbë se po vjen kryetari, ose dilni jashtë”
Menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në Greqi ku morën një mbështetje të konsiderueshme, ekstremistët e djathtë të forcës politike “Agimit të Artë”, kanë demonstruar sjelljet e para naziste. Në një konferencë për shtyp të kryetarit të kësaj force politike, u është kërkuar gazetarëve pjesëmarrës të ngrihen në këmbë dhe të nderojnë lidershipin. Situata është përshkallëzuar kur gazetarët kanë reaguar të habitur kundër këtij urdhri radikal, aq sa është kërkuar nxjerrja e tyre jashtë sallës së konferencës. Me një përkrahje prej afro 7%, si asnjëherë në histori, neo-nazistët sigurojnë një numër të konsiderueshëm deputetësh, (21 mandate).
Filozofia e tyre radikale dhe raciste, do dëgjohet tashmë edhe në parlamentin grek.
...