Zbogar: Qeveria e Kosovës të përgatisë axhendë për veriun
PRISHTINË- Qeveria e Kosovës duhet të përgatisë një plan per veriun në mënyrë që serbet të ndihen më mirë dhe të pranojnë realitetin e ri në Kosovë. Kanë qenë këto komentet e përfaqesuesit të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar gjatë një vizite në një shkollë fillore në Prishtinë, në kuadër të javës së BE-së.
“Që nga tetori, kur u publikua edhe Progres-raporti, ne i kemi bërë thirrje qeverisë së Kosovës te pergatisin një plan dhe nje axhendë për pjesën veriore. Mendoj se pasi të ulet tensioni lidhur me zgjedhjet serbe, ne mund të përqendrohemi në atë se si të merremi me pjesën veriore, ne menyre qe njerëzit të cilët jetojnë atje të ndihen mirë”,- ka thënë Zbogar.
Zbogar lavdëroi OSBE-në për lehtësimin e zgjedhjeve serbe, ndërsa lavdëroi edhe Qeverinë dhe Policinë e Kosovës si dhe qytetaret për qetësinë e treguar gjatë procesit.
(el.me/News24/BalkanWeb)