E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani pret gjeneral Shirreff, diskutojnë për misionet shqiptare në Afganistan

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani priti sot në një takim Zëvëndëskomandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Europën, Gjeneral Richard Shirreff, i cili ndodhet në vendin tonë me rastin e zhvillimit të takimit të Komandantëve të Forcave Tokësore të NATO-s.

Ministri Nishani njohu Gjeneralin Shirref me angazhimin dhe përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit rajonal në funksion të forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Në takim u diskutua gjithashtu për asistencen policore nga pala shqiptare për policinë afgane, ku në qershor do të niset misioni i dytë prej 16 oficerësh të policisë shqiptare me mision trajnimin e policisë afgane. Ministri Nishani dhe Gjenerali Shirreff diskutuan në takim edhe mbi luftën kundër krimit të organizuar, migrimit të paligjshëm dhe trafikut të narkotikëve.
(el/me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›