E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, evakuohen dy fshatra nga zjarri në pyll

ATHINË- Dy fshatra janë evakuar sot si masë parandaluese në rajonin Retimno në ishullin e Kretës, në jug, për shkak të një zjarri në pyll, njoftojnë burime pranë policisë lokale.

Qindra banorë janë larguar nga shtëpitë si masë paraprake në fshatrat Orne dhe Krija Vrisi, shtoi i njëjti burim.

Zjarri dogji shkurre dhe livadhe, por asnjë banesë nuk ka pësuar dëme tani për tani, theksoi policia lokale.

"Zjarri, që ra dje në mbrëmje në lokalitetin Agjios Vasilios, u përhap nga erërat me shpejtësi 39 deri 49 kilometra në orë", bëri të ditur zyra e shtypit të zjarrfikësve.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›