Korcë, zbulime të reja nga ekspeditat arkeologjike
KORCË- Dhjetra varre prehistorike, që datojnë nga periudha e bronzit deri në atë bizantine, janë zbuluar nga ekspedita e përbashkët arkeologjike shqiptaro-greke në ishullin e Maligradit në zonën e Liqenasit të Korçës.
Sipas drejtuesit grek të kësaj ekspedite, Stavros Ikonomidis varreza ka dhjetë varre të ndara në katër seksione dhe çdo varr është i ndarë nga tjetri me anë të një muri, ndërsa e gjithë varreza është e rrethuar me një mur karakteristik që i përket periudhës romake.
Mbetjet skeletore që janë gjetur do të analizohen më tej nga antropologët, për të saktësuar shkaqet e vdekjes dhe moshën e njerëzve të varrosur në to, e cila paraprakisht mendohet se mund të jetë afërsisht 30 vjeçare.
Skeletet e zbuluara, të varrosur sipas riteve të shekullit të 5-të para erës sonë, janë pa stoli dhe për arkeologët përbëjnë diçka unike. Ekspeditat në ishullin e Maligradit kanë tre vjet që zhvillohen, ndërkohë që falë zbulimit të fundit, parashikohet që ato të zgjasin edhe dy vjet.
Një tjetër ekspeditë, ajo në teatrin antik të Hadrianopolit ka përfundur duke nxjerrë në dritë monumente me vlerë si banjat, banesat e periudhës romake, tempullin e pjesë të teatrit romak etj. Sipas njërit prej drejtuesve të misionit të ekspeditës, Dhimitër Çondi ky mision ka mundur të zbulojë funksionimin e teatrit dhe mekanizmin që bënte të mundur lëvizjen e skenës.
Ky është viti i gjashtë i gërmimeve në teatrin antik të Hadrianopolit, një risi për zonën e Dropullit, e cila do të tërheq vizitorë vendas dhe të huaj.
(atsh/BalkanWeb)