Greqi, gjysma e bizneseve reduktojnë pagat dhe vendet e punës
Me anë të anketimit të 241 kompanive vendase dhe shumëkombëshe, KPMG ka ravijëzuar tendencat që dominojnë në tregun grek.
Kështu, sipas anketimeve, 49 për qind e kompanive nuk bëri asnjë rritje page për vitin 2011, në gjithë kategoritë e punonjësve.
''Rreth 13 për qind e kompanive që u anketuan, ndërmori ulje pagash për të paktën një kategori punonjësish dhe 45 për qind e tyre reduktuan vendet e punës në periudhën 2010-11'', thuhet në raportin e KPMG-së.
''Sa u përket kompanive që bënë rritje pagash, në vitin 2011 ato ishin mesatarisht 2,3 për qind, ndërsa për vitin në vazhdim, rritja mesatare parashikohet të jetë 2,4 për qind e tyre'', thekson ky raport./Start/
2012-02-19 19:25