E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhje në universitetet publike

Në të 11 universitetet publike, studentët dhe pedagogët do të kenë mundësi të zgjedhin drejtuesit e tyre.

Votat e studentëve kanë vlerën e 20% në rezultatin përfundimtar. Në Universitetin e Tiranës, gara më e rëndësishme është ajo për Rektorin e këij universiteti, ku kandidatët janë Dhori Kule, aktualisht Rektor dhe Mimoza Hafizi, profesore e asociuar në degën e Fizikës. Për fakultetin e Histori Filologjisë, Profesor Shezai Rrokaj rikandidon për drejtimin e këtij fakulteti.

Përballë tij është profesori i gjeografisë, ish zëvendës dekan Dhimitër Doka. Ndërsa ne Fakultetin e Mjekësisë, kandidat për dekan janë Pëllumb Pipero, Bajram Hysa, Genc Sulcebe dhe Arben Baboci. Ndërsa, në Fakultetin e gjuhëve të huaja kandidatë janë Kloteda Dibra dhe Viktor Ristani. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës kandidatë për dekan janë Ilirjan Malollari dhe Mynyr Koni.

Në Fakultetin e Ekonomisë kandidojnë dekanët Andri Koxhaj dhe Sulo Haderi. Ndërsa në Fakultetin e Drejtësisë kandidon i vetëm Altin Shegani shef i Departamentit të së Drejtës Penale ashtu sic edhe në Fakultetin e Shkencave Sociale ku kandidon Theodhori Karaj. Në Fakultetin e Infermierisë rikandidon Petrit Bara./Start/

                                                                                             2012-02-20 08:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›