“Të ngrihet një bankë e nivelit të dytë me kapital publik”

Shembulli i fundit, që mbështet përfundimin e mësipërm, është rritja e ndjeshme e interesave të bonove të thesarit 1 vjeçare në monedhën kombëtare LEK të tregtuara në ankandin e fundit, që arriti vlerën prej 7.1%.
Konfindustria do t’i kërkojë zyrtarisht Qeverisë së Shqipërisë, që të ndërhyjë për përmirësimin e domosdoshëm të mënyrës së ndërtimit të sistemit të bankave të nivelit të 2 në vend si kusht i domosdoshëm për parandalimin e pasojave të papranueshme edhe në tregun e bonove të thesarit. Sipas Konfederatës së Industrisë, qeveria duhet të ndërtojë sistemin e informimit dhe lehtësimit teknik të zgjerimit të përfshirjes në tregun e bonove të thesarit të qytetarëve dhe subjekteve në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Gjithashtu, duhet të vlerësohet seriozisht themelimi i një banke të nivelit të 2 me kapital publik me qëllim krijimin kushteve të nevojshme për rritjen e shkallës së konkurrencës së drejte në treg. Konfindustria vlerëson, se rritja së fundmi në nivelin 7.1% e interesave të bonove të thesarit 1 vjeçare ne kushtet e:- uljes se njëpasnjëshme të normës bazë të interesit për Lek-un nga Banka e Shqipërisë në nivelin më të ulët historik prej 4.5%. /Start/
2012-02-20 08:42