E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet konferenca Ipeshkvnore, Topalli në Katedralen e Shën Palit

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka marrë pjesë sot në kremtimin e meshës së mbajtur në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, me rastin e mbylljes së Asamblesë Plenare të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Europiane.

Mesha u mbajt nga kreu i Kishes Katolike në Shqipëri Rrok Mirdita, i cili vlerësoi rëndësinë e kësaj konference në Shqipëri. Më pas Topalli mori pjesë në pritjen e organizuar nga Imzot Rrok Mirdita në Arqipeshkvinë e Kishës Katolike. Gjatë kësaj pritjeje, Kardinali i Izraelit, ai i Hungarisë , i Italisë etj, i përcollën Kryetares së Kuvendit ftesën për të zhvilluar një vizitë në vendet e tyre, ndërsa vetë kryetarja e Kuvendit i përsëriti Kardinalit të Italisë edhe njëherë ftesën për një vizitë të Shkëlqesisë së Tij, Papa Benedikti i XVI në Shqipëri.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›