E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, grabitja e 1 mln eurove, shqiptari mes të dyshuarve

TIRANE- Tre persona të dyshuar janë marrë në pyetje nga policia, për grabitjen spektakolare të mbi 1.000.000 € në mënyrë fare të qetë të dielën e kaluar, më 2 tetor, në degën e një Banke brenda aeroportit "Eleftherios Venizelos".

Dy burra dhe një grua që dërguan në policinë e Atikës deri më tani nuk kanë pranuar autorësinë e grabitjes.

Policia bën të ditur se një burrë dhe gruaja janë grekë, ndërsa tjetri është me kombësi shqiptare. Burimet policore thonë se disponojnë dëshmi për përfshirjen e tyre në grabitje.

Plani i përkryer i grabitësve që hynë në bankën e aeroportit të veshur si inxhinierë e teknikë, ka provokuar shumë pyetje dhe policia e kishte deklaruar rastin të "çuditshëm."
 
GRABITJA
Grabitja ndodhi rreth orës 17:00 pm të datës 2 Tetor, ndërsa banka ishte e mbyllur për publikun një orë më parë. Grabitësit, të veshur me uniformë inxhinieri, kanë hyrë lehtësisht në aeroport dhe deri në zyrën e bankës. Më pas ata nxorrën një armë, lidhën pesonat që ndodheshin në zyrë, mbushën me para cantat që kishin marrë me vete dhe u larguan duke përshëndetur rojet dhe policët e aeroportit.

Vetëpërmbajtja e tyre arriti kulmin, kur ata qetësisht pritën në radhë për të marrë taksi. Zyrtarët nuk arritën të kuptojnë për një kohë të gjatë atë që ndodhi dhe për të njoftuar policinë.

Ata i thanë policisë se ditë më parë kishin marrë një e-mail, ku paralajmëroheshin se do të kryhej një punë teknike në degën e bankës, në të cilin ishin shënuar edhe emrat e teknikëve që do të punonin. Për këtë arsye, grabitësve iu hap dera nga vetë zyrtarët e bankës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›