E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshat Arbana, "Nderi i Kombit": Kurrë Shqipni s'kam me t'harru

TIRANE- Përmes emocioneve, aktori i njohur, Reshat Arbana është nderuar sot me titullin “Nderi i Kombit”. Vetë presidenti i Republikës Bamir Topi ishte i pranishëm në ceremoni për t’ia dorëzuar personalisht titullin në shenjë nderimi dhe respekti për çka i ka dhënë artit shqiptar.

“Duke parë një vepër që ka mbetur në memorie të kombit. Që juve ju duan njerëzit në Shqipëri, shqiptarët në Kosovë e Maqedoni, Mal të Zi e diasporë. Juve ju duan sepse kanë arsye tju duan, sepse ju jeni një aktor i madh dhe sepse keni mbetur shumë i thjeshtë, jeni pjesë e tyre, kam një detyrim, por edhe nëse do isha pjesë e shoqërisë do isha bër ëpjesë e propozimit për t’ju dhënë këtë titull”- ishin fjalët e presidenit Topi.

Ceremoni suprizë e cila ka habitur dhe ka emocionuar së tepërmi aktorin flokë bardhë.

“Kam ardhur këtu si pjesë e këtij koncerti, ashtu sic kam shkruar me qindra e qindra koncerte ku kam recituar vargjet e autorëve të ndryshëm. Kemi pas thanë në Tiranë, herët, kur donim të fejonim një gocë me një cun, ke goca hajnë e pijnë e këndojnë te dhëndri s’dinë asgja. Edhe unë kështu e mësova sonte prandaj e kam cik të vështirë megjithatë uroj nga zemra zotin President. Ju uroj juve të gjithëve për atë që më keni falur përditë, gjithë popullin tim shqiptar përtej kufijve e i premtoj se sa të kem frymë me ligjëru, e sa gjallë në jetë unë jam, kurrë Shqipëri s’kam me të harru e në varr me të përmend kam”

Ndër rolet më të spikatura në film janë Samiu tek “Fijet që priten”, Prefekti tek “Gjeneral gramafoni” Bimbashi tek “Liri a vdekje” 1979, Isa Boletini tek “Nentori i dyte” Ahmeti tek “Dora e ngrohte” Adnani tek “Hije që mbeten pas”, Aliu tek “Binarët” 1987, Emili tek “Rikonstruksioni” e shumë role të tjerë .
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Reshat Arbana, "Nderi i Kombit": Kurrë Shqipni s'kam me t'harru

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›