E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, greva bllokon turistët

Në portin e Pireut punëtorët bllokuan turistët, të cilët donin të shkonin në ishujt grek. Në Athinë mijëra qytetarë protestuan, dhe disa prej tyre u konfrontuan me policinë, e cila lëshoi gaz lotsjellës.

Ndërkohë, parlamenti po përgatitet të diskutojë masat e ashpra të kërkuara nga FMN-ja dhe BE-ja. Masat përfshijnë shkurtim të pensioneve, rritjen e moshës së daljes në pension, dhe lehtësimin e proceduarave për kompanitë të cilat duan të shkarkojnë punonjësit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›