Moska reagon, Uashingtoni vazhdon me arrestime
Lajmi konfirmohet nga policia vendase, e cila njofton se i dyshuari u arrestua në aeroportin “Larnaca”, në tentativë për tu larguar për në Budapest dhe u lirua me kusht deri në plotësimin e procedurave të ekstradimit. 11 personat e dyshuar ishin pjesë e një operacioni ku agjentët shtireshin si qytetarë të zakonshëm, disa prej tyre jetonin në çift prej vitesh.
Ndërsa më parë, ministria e Jashtme ruse theksoi se "sipas mendimit tonë, veprime të tilla nuk bazohen në asgjë dhe janë me qëllime të këqija". "Nuk i kuptojmë shkaqet që e çuan Ministrinë amerikane të Drejtësisë të bëjë deklarata publike në frymën e "historisë së spiunëve të kohës së Luftës së Ftohtë".