Europianët do të duhet të punojnë deri në moshë të shtyrë

Në vendet e Bashkimit Europian mosha e daljes në pension është bërë njëra ndër temat e diskutuara, pasi përqindja e popullatës së plakur është duke u rritur me ritme të vazhdueshme.
Kjo gjendje ka detyruar disa vende të kërkojnë rritjen e moshës së daljes në pension, sepse numri i të rinjve që punojnë është duke u zvogëluar vazhdimisht.
Si pjesë të zgjidhjes Komisioni Europian këshillon shprehimisht rritjen e moshës së pensionit hap pas hapi, për të arritur kufirin 70 vjeç deri në vitin 2060.
Sipas presidentit të Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso, zgjatja e viteve të punës është edhe një nga objektivat zyrtarë të strategjisë ekonomiko-sociale 2020 të BE-së.
Kjo strategji parasheh që 75 për qind e popullsisë në BE mes 18 dhe 64 vjeç duhet të jenë në punë. Kjo do të thotë që një e treta e jetës së një të rrituri do të mund të kalohet në të ardhmen në pension.