E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi greva e pergjithshme kthehet ne dhune paralizon transportin

Ne Greqi nje greve e pergjithshme shkaktoi crregullime te medha ne sherbimet publike si dhe paralizoi transportin ajror dhe rrugor te vendit. Ne Athine policia perdori gazin lotsjelles kunder protestuesve ne sheshin qendror te kryeqytetit.

Dita e sotme shenoi shkallezimin e protestave kunder masave shtrenguese te qeverise. Protestuesit hodhen shishe me benzine ne dy hotele luksoze ne sheshin Sintagma perballe parlamentit nderkohe qe policia u pergjigj me gaz lotsjelles.

Pak ore para kesaj parlamenti miratoi reforma dhe shkurtime shpenzimesh si kusht per ndihmen financiare prej 110 miliard eurosh dhene Greqise nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Nderkombetar per ta nxjerre vendin nga kriza e borxhit.

Greva e kontrolloreve te trafikut ajror ne te gjithe vendin shkaktoi anulimin e fluturimeve ne aeroportin e Athines dhe ne aeroportet me te vegjel. Anijet mbeten te ankoruara ne porte spitalet punuan me personel te shkurtuar ndersa ministrite u mbyllen.

Ne greve u hodhen edhe gazetaret prandaj televizioni dhe radioja nuk transmetuan lajme.

Grevat qe po behen vetem sa e rrisin barren tone megjithate njerezit nuk kane faj. fare do te bejne te papunet thote ky banor i Athines.

Greva u zhvillua pas miratimit nga parlamenti te nje projektligji i cili do te ule nivelin e pagave ne sektorin shteteror dhe kjo pas shkurtimit te perfitimeve. Ligji lejon gjithashtu ndryshime ne marreveshjet kolektive te punes ne sektorin privat.

Sindikatat e ketij sektori thone se ligji i ri do tua beje me te lehte pronareve te heqin nga puna njerez dhe te shkurtojne pagat e punonjesve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›