E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana reagon mbi raportin e senatorit Marti per Kosoven

Per raportin e anetarit te asamblese se Keshillit te Europes Dick Marty reagoi sot edhe kryeministri Sali Berisha.

Gjate nje takimi qe ai pati pasdite me Drejtorin e Pergjithshem per Demokracine dhe eshtjet Politike ne Keshillin e Europes Jean Louis Laurens kryeministri eshte shprehur se sipas tij raporti eshte totalisht i pabazuar ne asnje fakt evidence apo realitet cka deshmon - sipas kryeministrit shqiptar - per nje anesim politik te qarte te autorit gje e cila - ka theksuar zoti Berisha - perben edhe nje abuzim flagrant me autoritetin e Keshillit te Europes.

Po gjate takimit me zyrtarin e Keshillit te europes edhe kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka shprehur kritika te forta ndaj raportit te deputetit zviceran Marty.

Ai eshte nje raport i pabazuar ne asnje fakt dhe deshmon shperdorim te paprecedent te detyres nga ish-prokurori Dick Marty eshte shprehur zonja Topalli.

Sipas saj nese deputeti nuk paraqet fakte per ato qe ka shkruar dhe nuk i paraqet keto ne Gjykata do te ishte ne nderin e Keshillit te Evropes te kerkoje nje ekspertize mjeko-ligjore si dhe nje hetim teresor rreth rrethanave qe e kane shtyre ate te prodhoje nje raport te tille tha zonja Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›