E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova hedh poshte raportin e KE qe akuzon Kryeministrin Thaci

Kosova hodhi poshte me zemerim nje raport te Keshillit te Evropes ku akuzohet Kryeministri Hashim Thaci si kreu i nje grupi kriminal i lidhur me trafikimin e organeve te marra nga serbet qe mbaheshin te burgosur gjate konfliktit ne Kosove.

Qeveria e Prishtines e quajti sot raportin te pabazuar dhe nje perpjekje per te njollosur Ushtrine lirimtare te Kosoves. Ne nje deklarate qeveria akuzon gjithashtu kryehetuesin e Keshillit te Evropes Dik Marti per njeanshmeri dhe fabrikime.

Zoti Marti deputet zviceran kryesoi nje grup ekspertesh te cilet vitin e kaluar shkuan per hetime ne Kosove dhe ne Shqiperi pas akuzave te botuara ne media lidhur me trafikim organesh nga Ushtria lirimtare e Kosoves. Hetimi pasonte akuzat e hedhura ne librin e ish prokurores se Gjykates se Hages Karla del Ponte.

Ne raport thuhet se zoti Thaci ishte bosi i nje grupi te krimit te organizuar ne fund te viteve 90. Mes te tjerash ky grup akuzohet se ka patur lidhje me shitjen e organeve te marra nga te burgosurit serbe te vrare pas mbarimit te konfliktit ne Kosove.

Sot ne Beograd zevendesprokurori serb per krimet e luftes Bruno Vekaric e quajti raportin nje fitore per Serbine ndersa ministri i jashtem Vuk Jeremic shprehu dyshime rreth se ardhmes politike te zotit Thaci.

Partia Demokratike e zotit Thaci tha se kishte arritur fitore ne zgjedhjet parlamentare te se dieles.

Grupi kriminal i identifikuar si Grupi i Drenices per te cilin flet raporti thuhet se perfshinte zotin Thaci dhe figura te tjera drejtuese te UK-se.

Raporti do te paraqitet zyrtarisht neser ne Paris.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›