E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoder vazhdon terheqja e ujrave nga zonat e permbytura

Uji ka vazhduar edhe sot te terhiqet nga zonat e permbytura te Nenshkodres dhe lagjet e qytetit duke liruar rreth 650 banesa dhe nje numer te madh biznesesh private. Vetem gjate 24 oreve te fundit niveli i ujrave ne zonat e permbytura eshte ulur me 11 centimeter megjithate ne disa nga komuna fushore niveli i ujit vazhdon te arrije ne mbi 1 meter lartesi.

Autoritetet e emergjencave civile thone se te permbytura vazhdojne te jene 4660 banesa kryesisht ne komunat Dajc Ana e Malit Velipoje Bushat e Berdice. Megjithe permiresimin e gjendjes autoritetet vazhdojne te deklarojne se situata e emergjences eshte ende e pranishme.

Nderkohe ne Shkoder ishte sot ambasadori i SHBA Alexander Arvizu i cili vizitoi qendren operacionale te policise dhe ate te ushtrise nga ku drejtohen te gjithe operacionet drejt zonave te permbytura.

Gjithashtu ambasadori amerikan zhvilloi nje takim edhe ne shtabin e emergjencave civile ku u njoh nga afer me situaten ne zonat e permbytura. Ambasadori amerikan vleresoi punen e qeverise dhe strukturave te ergjencave per perballimin e situates se renduar te krijuar ne zonat e permbytura dhe shprehu mbeshtetjen e SHBA per banoret e zonave te permbytura

Dua tju informoj se jam shume i kenaqur qe komuniteti nderkombetar i eshte pergjigjur kerkeses tuaj per ndihme. Edhe qeveria e SHBA permes USAID ka mundesuar ofrimin e batanijeve dhe kiteve higjenike te cilat mund te perdoren nga personat e evakuar.

Ajo qe kemi ofruar ka qene nje ndihme prej 50 mije dollaresh megjithate ne do te vazhdojme te vezhgojme situaten aktuale te shikojme se si do te zhvillohen ngjarjet per te pare mundesite si tju ndihmojme me tej. Shqetesimi im tha ambasadori Arvizu mbeten fermat e vogla ku mund te jene demtuar prodhimet e tyre. Megjithate mendimet dhe lutjet tona jane per ju ne kete situate te veshtire. Ne do te vazhdojme te vezhgojme me shume kujdes situaten per te shikuar se si mund tju ndihmojme edhe ne te ardhmen.

I pranishem ne takimin me ambasadorin amerikan ishte edhe Presidenti i Kryqit te Kuq Shqiptar Shyqyri Subashi i cili vleresoi ndihmen e SHBA nepermjet USAID ne mbeshtetje te popullsise shqiptare ne raste te fatkeqesive natyrore. Presidenti i Kryqit te Kuq Shqiptar tha se edhe organizata te tjera nderkombetare si dhe vende te tjera te huaja po mbeshtesin keto dite Kryqin e Kuq Shqiptar i cili ka nisur prej tre ditesh nje operacion te gjere humanitar per shperndarjen e paketave ushqimore batanijeve dhe kiteve higjenike ne zonat e permbytura dhe qendrat pritese per te evakuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›