Greqi, grevë 24 orëshe nga punonjësit e sektorit publik dhe privat
ATHINE - Sërish paralizohet Greqia nga grevat e përgjithshme.
Qeveria e Papadhimos do të përballet sot me një grevë 24-orëshe mbarëkombëtare në përgjigje të politikës ekonomike dhe masat e përshkruara në Buxhetin 2012.
Greva është organizuar nga sindikatat e sektorit shtetëror dhe privat, GSEE dhe ADEDY.
Orën 11 të paradites, GSEE dhe ADEDY do të zhvillojnë një tubim në sheshin Omonia.
Në një deklaratë, presidenti i sindikatave të sektorit privat Janis Panagopulos thotë se "kjo politikë lë pas kufoma shoqërore, kështu që në mënyrë të vendosur ne do të jemi kundër saj dhe do të përdorim çdo mënyrë për të kundërshtuar."
Greva e punëtorëve përfshin sektorin publik, shërbimet dhe agjencitë e qeverisjes vendore, zyrtarët gjyqësorë, punonjësit e bankës, Federata Panhelenike Detare dhe OTE. Në shërbimet shëndetësore do të punohet vetëm me personel sigurie.
Autobusët dhe trenat do të veprojnë 09:00-21:00 me ndalime të punës. Metroja do të vijojë normalisht, por duke filluar nga ora 10:00 do të mbyllen stacionet e saj në sheshin Kushtetuta dhe tek Universiteti.
Gazetarët dhe punonjësit e medias do të bëjnë një ndalesë në punë që nga ora 11:00 deri në 15:00, me përjashtim të atyre që mbulojnë sot gjithcka që lidhet me grevën e përgjithshme të punëtorëve.