Greqi, vritet shqiptari, theret me thikë i biri 3 vjecar
KALLAMATA - Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në një fshat të Kallamatës në Greqi, ku një emigrant shqiptar, 35 vjec është gjetur i ekzekutuar me plumb në kokë, ndërsa fëmija e tij 3 vjecar është therur me thikë dhe trupat e tyre janë gjetur në makinë të hedhur në kanal, në fshatin Plati të Kalamatës.
Ishte një kalimtar, i cili pa makinën në kanal dhe mendoi se ishte aksident dhe njoftoi policinë.
Kur policia shkoi në vendin e ngjarjes, konstatoi se 35 vjecari ishte ekzekutuar me plumb në kokë, ndërsa djali i tij 3-vjeçar kishte një plagë të rëndë thike në qafë.
Sipas banorëve të zonës, emigranti shqiptar jetonte në Plati të Kalamatës, ndërsa familja e tij jetonte në Shqipëri. Muajt e fundit, ai merrte në Greqi bashkëshorten dhe djalin e tij 3-vjeçar. Thuhet se viktima ka edhe një djalë më të madh, i cili jeton në Shqipëri.
Në zonë emigranti njihej me emrin Filip Mezani dhe të njohurit e përshkruajnë si një njeri familjar, të rregullt dhe shumë punëtor.
Duke folur për Newsit.gr, kryetari i komunës së fshatit Platis, Jorgo Xhavaras tha se 35 vjeçari ka jetuar atje prej 15 vjetësh. "Jemi të shokuar. Gjithë fshati tani vetëm për këtë çështje flet. Ishte një njeri i mirë, i dashur dhe shumë i shoqërueshëm. I ndihmonte të gjithë në fshat, vecanërisht të rinjtë që organizonin gara me kuaj”, thotë kryetari i komunës.
Dyshohet se vrasja mund të jetë bërë për larje hesapesh, por është ende herët të thuhet me siguri një gjë e tillë, thonë burime të policisë greke, të cilat theksuan se do të vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara drejtësisë të autorit të krimit, që nuk kurseu as fëmijën 3 vjecar.
Policia dyshon se krimineli mund t'i jetë trembur njohjes nga fëmija dhe është detyruar ta vrasë dhe atë, duke e bërë krimin edhe më të tmerrshëm.