E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mbledh të premten Asamblenë, Rama takime në Kukës e Lezhë

TIRANE - Partia Socialiste pritet të mbledhë nesër paradite Asamblenë Kombëtare që do të zgjedhë kryesinë, sekretarët e rinj si edhe kryetarin e saj.

Pritet që procesi i votimit të zgjasë për shkak të numrit të madh të anëtarëve të asamblesë që do të votojnë. Vlerësimi sa i takon emrave të rinj që pritet të hyjnë në rradhët e sekretarëve dhe kryesisë do bëhet në bazë të ndarjes territoriale dhe angazhimit në zgjedhjet lokale.

Ndërkohë kreu socialist Edi Rama ka nisur turin e tij për programin në rrethet e vendit. Ai ishte dje, në Kukës e më pas edhe në Lezhë, ku ka kërkuar sugjerime për programin e ri politik të PS-së. 

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›