Greqi, grevë 3 orëshe e sindikatave të sektorit publik
ATHINE - Sindikatat e sektorit publik në Greqi, organizojnë sot një grevë të përgjithshmë 3 orëshe që nga mesdita.
Ato iu bëjnë thirrje gjithë anëtarëve për të kryer tubime proteste dhe gjithcka tjetër që e konsiderojnë të përshtatshme, për të kundërshtuar masat financiare, që lidhen me shkurtimin e pagave, rritjen e taksave dhe largimet nga puna.
"Eshtë detyrim i yni, vazhdimi i luftës për përmbysjen e të gjitha masave jopopullore që janë zbatuar tashmë, por edhe të atyre që priten të zbatohen kur të hyjë në fuqi marrëveshja e re e kredisë", thonë sindikatat e sektorit publik (ADEDY) në një deklaratë.
Punën do ta ndërpresin sot për 3 orë edhe punonjësit e sektorit të shëndetësisë, duke zhvilluar një protestë para ministrisë së Shëndetësisë dhe një marshim drejt qendrës së Athinës.
Spitalet, klinikat, ambulancat do operojnë me personel sigurie.
Një miting proteste do zhvillojnë në mesditë edhe pensionistët.
(a.jo/Balkanweb)