E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm, Haxhinasto: Situata në veri të Kosovës, vazhdon të mbetet shqetësuese

14-12-2011 / Gazeta 55

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto deklaroi sot se situata në veri të Mitrovicës është shqetësuese për sigurinë në rajon dhe vendet e Kartës së Adriatikut mirëpresin çdo hap për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve për qetësimin e situatës. Duke folur në pas përfundimit të punimeve të Komisionit të Partneritetit të vendeve të A5 dhe SHBA-së, shefi i diplomacisë shqiptare theksoi gjithashtu se në takim është mirëpritur edhe realizimi i një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për menaxhimin e kufijve. “Ne shprehëm mendimin tonë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një çështje e përqafimit të vlerave themelore të integrimit europin si dhe të anëtarëismit në NATO”- ka theksuar Haxhinasto.
Sipas Haxhinastos një dimension i rëndësishëm i përpjekjeve të forcave të përbashkëta të vendeve të A5-ës është edhe angazhimi i shoqërisë civile në antarësimin në NATO pasi është shoqëria civile ajo që bën të mundur ndërgjegjësimin e qeverive respektive. “Mesazhi kryesor që vjen nga ky takim është që samiti i ardhshëm i Çikagos vazhdon të adoptojë politikën e vyer të aNtarësimit në NATO, polika që Shqipëria i mbështet fuqimisht”- theksoi kryediplomati shqiptar, Edmond Haxhinasto.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›