E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, grupe të rinj djegin makina pranë partisë PASOK

Athinë (start)-Grupe të rinjsh kanë thyer xhama dhe iu kanë vënë zjarrit katër automjeteve në një parking fare pranë partisë opozitare PASOK në Athinë, bënë të ditur sot mediat greke. Grupi prej 20 personave kanë hedhur mjete shpërthyese brenda automjeteve, që kanë shkaktuar zjarre. Por zjarrfikëset mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në banesat përreth.

Sulmuesit arritën të largohen pa rënë në duart e policisë. Anarkistët e vetëshpallur dhe grupimet e majta shpeshherë sulmojnë banka dhe zyra të ndërtesave qeveritare në Greqi, ku shkaktojnë dëme materiale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›