E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, heq taksat aeroportuale për nxitjen e turizmit

ATHINË- Qeveria greke vazhdon të marrë masa dhe vendime për të lehtësuar sadopak krizën ekonomike në vend. Vendimi më i ri i saj lidhet me turizmin. Që nga data 1 prill e këtij viti, do të hiqen të gjitha taksat aeroportuale për fluturimet nga aeroportet e saj dhe drejt tyre.

Vendimi pritet t’i japë një shtysë të madhe turizmit, tani kur Greqia po kalon një situatë të vështirë ekonomike dhe synon të bëjë konkurrencë me vende të tjera si Turqia, Egjipti, bregdeti i të cilave pëlqehet shumë vitet e fundit, pa harruar konkurrencën me bregdetin shqiptar, i cili sugjerohet nga revista prestigjoze si vend për t’u vizituar.

Me këtë vendim kuptohet përpjekja e Greqisë për t’iu rikthyer turizmit, i cili i siguron vendit miliarda euro në vit. Pritet që Greqinë ta frekuentojnë sivjet mbi 1 milion rusë e kinezë. Me këto vendime qeveria ka si objektiv trë rritë me 8% turizmin në vend. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›