E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, Shalkeshkarkon trajnerinFeliks Magat

GJERMANI- Klubi gjerman i Shalkes ka vendosur shkarkimin e trajnerit Feliks Magat, megjithë kualifikimin e kësaj skuadre në çerekfinale të Ligës së Kampioneve dhe në finale të Kupës së Gjermanisë. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga bordi drejtues i klubit, që bëri të ditur në një konferencë për shtyp se vendimi u mor në të mirë të skuadrës. “Jemi të bindur se kemi marrë një vendim të rëndësishëm dhe korrekt për të ardhmen e klubit dhe për bashkëpunimin mes drejtuesve të bordit”, deklaroi për gazetarët presidenti Klemens Toenis. Feliks Magat ishte shumë pranë fitimit të titullit kampion një vit më parë, por ky sezon ka qenë tepër i vështirë për të, sidomos në kampionat. Ai kishte një kontratë deri në vitin 2013 me Shalken dhe shpresonte të vazhdonte të qëndronte në detyrë. Por, ai ka qenë prej muajsh në një betejë me tifozët e klubit, pasi vendosi që të hiqte përfaqësinë e tyre nga bordi drejtues.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vendimi, Shalke shkarkon trajnerin Feliks Magat

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›