E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, hyn ne fuqiligjia antiduhan

ATHINE- Ne Greqi hyri sot në fuqi për ndalimin kategorik të duhanpirjes në të gjitha vendet publike. Qeveria ka vendosur në dispozicion reth 10 mijë agjentë dhe inspektorë sanitarë në zbatim të ligjit, i cili sipas qeverisë do të shpëtojë mijëra jetë dhe do të kontribuojë në ndryshimin e vendit.

Pas një tentative të dështuar vitin e kaluar për ndalimin gradual të duhanit në vendet publike, ligji i ri parashikon ndalimin e duhanpirjes në mënyrë kategorike në zyra, bare, restorante, mjetet e transportit publik, përfshi taksitë, me gjoba që arrijnë deri në 500 euro për klientët dhe deri në 10 000 ose heqjen e liçencës për pronarët.

I vetmi përjashtim bëhet për lokalet e mëdha të lojërave dhe ato të natës të cilat kanë disa muaj kohë për t'u përshtatur me ligjin e ri.
Agjentë të policisë komunale dhe portuale do të patrullojnë së bashku me inspektorë të Ministrisë së Shëndetësisë deri sa normat e reja të respektohen, për të shmangur një tjetër dështim pikërisht për shkak të mungesës së kontrolleve.

Kryeministri Jorgo Papandreu e cilësoi si "shumë të rëndësishëm" ligjin dhe theksoi se "do të kontribuojë në punën që po bën qeveria për të ndryshuar sjelljet dhe normat për përmirësimin e vendit jo vetëm financiarisht por edhe në cilësinë e jetës së përditshme".
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›