E Diel, 1 Nëntor 2026

UEFA: S'ka vuvuzela në Ligat Evropiane

TIRANE- Federata Evropiane e Futbollit urdhëron ndalimin e futjes së vuvuzelave në stadiumet gjatë kampionatit evropian dhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Vendimi është marrë sot.

UEFA tha se boritë e plastikës "nuk i përgjigjen Evropës", sepse janë tepër të zëshme dhe i mbulojnë këngët e tifozëve dhe reagimet emocionale në teren.

UEFA tha se të gjitha federatat kombëtare janë dakorduar që të ndalohet përdorimi i vuvuzelave në garat e klubeve evropiane.

Vuvuzelat u përdorën me të madhe gjatë Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut. FIFA refuzoi të ndalë përdorimin e tyre, me arsyetimin se ishin pjesë e kulturës afrikane.
(s.g/Europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›