Galiani: “Milani, tani një skuadër yjesh”
Milani zyrtarizoi blerjen e sulmuesit Robinjo nga Mançester Siti. Lojtari brazilian firmosi me klubin kuqezi një kontratë katërvjeçare. Për Robinjon, i cili e ka filluar karrierën sportive me Santosin, Milani është ekipi i tretë europian pas Realit të Madridit dhe Mançester Sitit. Kjo është goditja e dytë e madhe e Milanit në merkato, pas marrjes së sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimoviç. “Jam i lumtur dhe shpresoj të fitoj shumë. Nuk i kam takuar ende shokët e skuadrës por shpresoj ta bëj shpejt”, shprehet sulmuesi brazilian që muajt e fundit luajti në formë huaje tek Santosi. “Tani jemi një skuadër yjesh”, - u shpreh zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galiani, për “Milan Channel” “Duhet të falenderojmë edhe njëherë presidentin Silvio Berluskoni që ka bërë një sforco ekonomike. Erdhën Ibrahimoviç dhe Robinjo, një gjë të jashtëzakonshme. Me të vërtetë tani kemi një skaudër yjesh, një skuadër të cilin nuk do ta ndërroja me askënd”. Marko Boriello drejt Romës, jo drejt Juventusit. Ish-sulmuesi i Milanit shkon në huazim te verdhekuqtë me një pagë vjetore prej 2 milionësh, me të drejtën e blerjes përfundimtare të fiksuar në shumën e 13 milionë eurove. Sulmuesi holandez Klas-Jan Huntelar është një lojtar i Shalke 04. Lajmin e zyrtarizoi Milani. Kiliani Luis Antonio kaloi nga Ternana e Serisë C te Çezena. Skuadra e Bogdanit merre edhe Paonesën nga Parma. Leçe firmosi një vit me Daviv Di Mikelen e Torinos. Leçe mori edhe Jedën nga Kaljari. Portieri Tozo kalon nga Sampdoria te Bolonja, ndërkohë që Rexhina e Katanian këmbejnë Belushin dhe Kostën.
1 Shtator 2010