Greqi, i fundit i të arratisurve që kërkon policia greke
Pasi njoftoi se i kërkuari Ilir Kupa ka kaluar tashmë kufirin shqiptaro-grek dhe ka hyrë në Shqipëri, policia greke është fokusuar tek një tjetër i arratisur shqiptar nga burgu i Trikalas.
Ai është Flaulant Lula, (në foto) që konsiderohet bashkëpunëtor i ngushtë i Marian Kolës dhe që sipas medias greke, e cila i referohet policisë, akuzohet për të paktën 4 vrasje.
Për shqiptarin Flaulant Lula nuk ka asnjë gjurmë në Greqi dhe Shqipëri dhe policia konsideron pothuajse të sigurt, se ai ka gjetur një strehim të përsosur në Greqi duke pritur për mundësinë e duhur për të ikur në Shqipëri.
Tashmë policia ka hapur edhe një herë dosjen e tij, në mënyrë që të gjejë ndonjë detaj që do të ndihmonte hetimet. Kërkimet zhvillohen në Thesali dhe Greqinë qendrore, por nuk përjashtohet mundësia që ato të zhvendosen deri në Epir, zonë që konsiderohet stacioni i fundit në Greqi i shqiptarëve të arratisur, për të hyrë në Shqipëri.
Nga 8 shqiptarët që arritën të arratisën në mars nga burgu i Trikalas, Ermal Lita u arrestua në muajin maj pas grabitjes në supermarket në Peristeri.
Admir Murataj dhe Klement Cala që dyshohen se grabitën 1 mln euro në Bankën e Larisas, mendohet se janë larguar nga Greqia.
Fatos Sulaj thuhet se ka mundur të shkojë në Kosovë.
Ermir Sinani dhe Flamur Sinani (nuk bën pjesë në grupin e të arratisurve) u vranë në përleshje me policinë në Koniska, ndërsa Marian Kola u vra nga të shtënat e policëve pranë fshatit Frosini të Sulit.
Ilir Kupa sipas policisë greke ka hyrë në territorin e Shqipërisë, ndërsa i kërkuari i vetëm mbetet Flaulant Lula.
(Balkanweb)