Greqi, ish-drejtorii TV publik ndiqetpenalisht
ATHINË- Drejtësia greke filloi sot ndjekjen penale kundër ish-drejtorit të radiotelevizionit publik grek Ert Kristo Panagopulos, për përvetësim fondesh dhe administrim me qëllim përfitimi të këtij organizmi publik.
Ky proces penal, i filluar nga prokuroria e Athinës e specializuar në kriminalitetin financiar, ka të bëjë me rreth 10 kontrata të mbivlerësuara të nënshkruara në periudhën 2005-2008, katër prej të cilave me kompaninë britanike Red Bee për krijimin e logos së televizionit, që ka kushtuar 1,5 milionë euro, një shumë e vlerësuar si "e ekzagjeruar".
Panagopulos ishte emëruar në krye të televizionit Ert nga qeveria e mëparshme e djathtë nw vitet 2004-2009 përpara se të largohej nga ky post me ardhjen e socialistëe në pushtet në tetor 2009. Aktualisht ai është drejtor i radios private Skai.
Procesi penal drejtohet edhe kundër 14 personave të tjerë, gjashtë prej të cilëve kuadro dhe katër këshilltarë teknikë të televizionit Ert si dhe kundër katër përfaqësuesve të shoqërive të tjera. Ert është i mbytur në borxhe, ashtu si dhe disa media të tjera greke, publike dhe private.
(e.m/ata/BalkanWeb)