E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo kalon Pushkash, tani në historinë e Realit

TIRANE-Pas katër golave të shtunën ndaj Seviljes, Kristiano Ronaldo realizoi tre të tjerë të martën ndaj Getafes. Për portugezin ka qenë tripleta e gjashtë këtë sezon në La Liga, një rekord që nuk ishte parë kurrë në historinë e këtij turneu. Golat ndaj Getafes i shërbyen Ronaldos për dy objektiva: i pari, i lënies pas të rivalit të tij për “Këpucën e Artë”, Lionel Mesin, dhe tjetri për të thyer një rekord historik të Realit të Madridit. Deri më tani, askush nuk i kishte kaluar 47 golat sezonalë të Ferenc Pushkash, që i shënoi në edicionin 1859-1960. Ronaldo ka shënuar 36 gola vetëm në kampionat dhe me dy ndeshjet e mbetura, mund të kalojë kuotën 38, që është rekordi i mbajtur nga Telmo Zarra dhe Hugo Sançez në një kampionat të vetëm. Madje, ka polemika në lidhje me një gol të shënuar në shtator ndaj Real Sociedad, që Marca ia jep Ronaldos, por që në të vërtetë u devijua me shpinë nga Pepe. Gjithsesi, edhe pa të, portugezi ka thyer tashmë çdo rekord.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›