Greqi, ish ministri i Mbrojtjes dërgohet në qelinë e burgut
ATHINE - Ish ministrit grek të qeverive socialiste, Akis Cohaxopoulos i është komunikuar masa e paraburgimit, me akuzën "për legalizim të ardhurash nga shpërblime të paligjshme" që dyshohet se ka përfituar nga blerja prej shtetit grek e sistemit të raketave TOR-M1 dhe e nëndetëseve.
Masa e paraburgimit iu komunikua, pasi ish ministri Cohaxopoulos deponoi për shumë orë dje, para hetuesit të çështjes.
Sipas Cohaxopoulos, implikimi i një njeriu të afërt dhe llogaritares së vet në kompanitë që u përdorën për transferimin e shumave të konsiderueshme të parave në Greqi, kanë qenë koincidenca. Ai ka mohuar para hetuesit se është pronar i kompanive në fjalë, siç kanë konkluduar prokurorët e çështjes.
Sipas burimeve nga hetimet, Cohaxopoulos ka mbrojtur përzgjedhjet për blerjet e armatimeve që bëri si ministër i Mbrojtjes, duke pretenduar se ato u bazuan në një vendim të Komisionit Qeveritar të Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes (KYSEA).